Lushtaku: Këtë qeveri duhet ta rrezojë vetëm populli - NACIONALE

Lushtaku: Këtë qeveri duhet ta rrezojë vetëm populli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Mërgim Lushtaku ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk i frikësohen zgjedhjeve të reja parlamentare në vend. Ai ka theksuar në “Debat Plus” se çdo parti politike, sidomos ato në Parlamentin e Kosovës, duhet të jenë gjithmonë të përgatitura për zgjedhje.

Lushtaku më tej është shprehur se qeverinë Kurti duhet ta rrëzojë vetëm populli, duke argumentuar se populli nuk i beson më propagandës. Ai ka vlerësuar qeverinë si një qeveri e përqendruar vetëm në propagandë, demagogji dhe se Kosova nuk mund të përparojë si shtet me këtë lloj qeverie.

“Ne numrat nuk i kemi në parlament të Kosovës. Këtë qeveri duhet ta rrezojë vetëm populli. Kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër pos propagandës, demagogji dhe me këtë qeveri nuk mund të ecim përpara si shtet dhe si Kosovë,” - th ai.

“Gjendja në të cilën gjendet vendi ynë, më së paku ka nevojë për video të tilla por nuk jemi rastësisht këtu ku jemi sepse nga ky Kryeministër dhe nga kjo qeveri pritet gjithçka. Kjo qeveri si në opozitë si në pushtet, ABC-në e punës së tyre e kanë propagandën, linçimin e kundërshtarëve të vet, e kanë gënjeshtrën, mashtrimin dhe vet faktin se pas dy vite e gjysmë ta kemi videon ku kryeministri dhe qeveria paraqet projektet për punën dy vjeçare të bërë, ai edhe këtë rast merret me propagandë…nuk presim diçka tjetër nga ky demagogë i klasit të parë dhe llojit të veçantë,” - ka pohuar ai.

Lajme të ngjashme