Lushtaku: Iniciativa për të ia kufizuar kompetencat KPMSHCK-së, kundërkushtetuese
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kundërshtuar iniciativën e Qeverisë së Kosovës për të ia kufizuar kompetencat Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës(KPMSHCK).
Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se PDK-ja do ta kundërshtoj këtë projektligj. “Prandaj ne jemi këtu dhe kundërshtojmë fuqishëm një propozim të tillë, i cili është qartazi jo kushtetues dhe në kundërshtim me dy aktgjykimet e Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Lushtaku.
Ditë më parë, ky këshill ka vlerësuar së Qeveria në mënyrë të kundërligjshme ka zgjedhur kryeinspektorin e Inspektoriatit të Punës.
Gjithashtu, këshilli ia ka rrëzuar Qeverisë konkursin për zgjedhjen e drejtorit të ATK-së.