Lushtaku i PDK-së: Spotet “Liria ka emër” të kthehen në orarin kryesor të RTK-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që videoklipet e kampanjës “Liria ka emër” të cilat janë bër për ish krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë, të kthehen në oraret kryesore në RTK.
“Nëse ju nuk i jepni prioritet këtyre spoteve, atëherë ju po tregoni se nuk keni respekt ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prandaj, si transmetues publik ju bëj thirrje të reflektoni në këtë pikë sepse në fund të ditës ne jemi këtu falë angazhimit të atyre burrave që sot janë padrejtësisht në Hagë“ ka thënë Lushtaku derisa po raportonte bordi dhe menaxhmenti i RTK-së në Komisioin Parlamentar për Buxhet Punë dhe Transfere.
Kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini ka thënë se spotet vazhdojnë të transmetohen, por që oraret kanë ndryshuar, për shkak se televizioni publik është në vështirësi financiare dhe ka nevojë për më shumë marketing.