Lushtaku: Gati çdo javë, edhe në 2 e 3 të natës i vizitoj varret e bashkëluftëtarëve - NACIONALE

Lushtaku: Gati çdo javë, edhe në 2 e 3 të natës i vizitoj varret e bashkëluftëtarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se vizitat e tij para varreve e bashkëluftëtarëve të tij, teksa ka kujtuar momentet me Ilaz Kodrën, ish-luftëtarin e UÇK-së, në 25 vjetorin e rënies së tij.

“Unë gati nuk po them çdo ditë, por ndoshta javë edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para vorreve të shokëve sepse është vështirë për neve, sidomos për familjet e dëshmorëve ”, ka thënë Lushtaku në “Politiko” në Kanal 10.

Sipas tij, ideali i bashkëluftëtarëve është bërë realitet, pasi ata “nuk e kanë menduar asnjëherë që do të ketë President të Kosovës, Kryeministër, Polici të Kosovës që do të ketë edhe Ushtri të Kosovës”

Lajme të ngjashme