Lushi: Pse disa shqiptarë në Kosovë e urrejnë Shqipërinë më shumë se Serbinë? - NACIONALE

Lushi: Pse disa shqiptarë në Kosovë e urrejnë Shqipërinë më shumë se Serbinë?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtari i UÇ-së, Uk Lushi, ka kritikuar disa shqiptarë të Kosovës që e urrejnë Shqipërinë.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se ky fenomeni mund të konsiderohet si sindrom i Stokholmit.

Si është e mundur dhe pse disa shqiptarë në Kosovë e urrejnë Republikën e Shqipërisë më shumë se Republikên e Serbisë? Sillen si trima ngrehalucë me Tiranën, ama me Beogradin s’guxojnë as gêk e as mêk. Kur ikshin nga Serbia vrap e të qajo Shqipëri. Çka është ky fenomen nëse jo sindrom i Stokholmit?!”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme