Lushi: Perandoria Osmane ka qenë pushtuese e shqiptarëve si Britania e Madhe për amerikanët - NACIONALE

Lushi: Perandoria Osmane ka qenë pushtuese e shqiptarëve si Britania e Madhe për amerikanët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Veprimtari Uk Lushi ka bërë me dije se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese e shqiptarëve sikurse Britania e Madhe për popullin amerikan.

Ai ka treguar se sot Britania dhe SHBA-ja kanë raporte strategjike dhe nuk i pengon asgjë historia.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe Kosova dhe Turqia duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira në mes vete.

Perandoria Osmane, parardhësja e Turqisë, ka qenë pushtuese e shqiptarëve si Britania e Madhe për popullin amerikan. Por sot Amerika ka raporte aleance strategjike tê veçantë me Londrën zyrtare. Shqiptarët dhe Turqia sot kanë dhe duhet të kenë marrëdhënie strategjike të veçanta, pavarësisht kush është apo do te jetë në krye te Turqisë. Si në rastin me amerikanët dhe Britaninë si në rastin me shqiptarët dhe Turqinë këta popuj kanë interesa të përbashkêta dhe të ndërsjella”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme