Lushi: Nëse e doni kombin shqiptar, goditni me argumente dhe fakte militantët e partive - NACIONALE

Lushi: Nëse e doni kombin shqiptar, goditni me argumente dhe fakte militantët e partive

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-eprori i UÇK-së, Ukë Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka bërë me dije se e përkrah gjithë spektrin politik shqiptar.

Megjithatë, ai ka treguar se ka probleme me militantët e partive politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka kërkuar që të kritikohen dhe të goditen me argumente dhe fakte militantët e partive politike.

“Siç tashmë dihet nga shumica, unë përkrah me krejt fuqinë krejt spektrin shoqëror dhe partiak shqiptar kur ka nevojë, por unë e konsideroj obligim që si shqiptar të kritikoj. I kritikoj sidomos elitat politike sepse aty kemi problemet më të thella si komb. Gëzohem shumë kur shoh reagime. Kritika këtë e ka rol kryesor— reagimin dhe rrjedhimisht ndryshimin. Reagimet shpesh janë sharje, fyerje dhe ndonjëherë edhe kërcënime. Nuk e kam problem fort sepse shumica nga shqiptarët ende janë më shumë emocional se sa racional. Mirepo çfarë më kanë zbuluar kritikat dhe nuk e kisha menduar kurrë janë militantët partiakë. Militantët partiakë janë të gatshëm të hidhen në zjarr kur ua kritikon idolin e tyre partiak apo politikanen favorite. Duan të të djegin në turrë të druve. Kjo më ka sjellë te përfundimi që ne shqiptarët problem më të madh se elitarët politik pa etikë i kemi militantët partiakë. Prandaj nëse e doni kombin shqiptar, provokoni, ekspozoni dhe goditni me argumente dhe fakte militantët kudo— në familje, rreth shoqëror, në media sociale dhe ku t’i hetoni!”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme