Lushi: Mirlind Daku duhet të pezullohet, nëse vërtetohet se ka fyer serbët e maqedonët - NACIONALE

Lushi: Mirlind Daku duhet të pezullohet, nëse vërtetohet se ka fyer serbët e maqedonët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Uk Lushi, aktivist dhe ish-ushtar i UÇK-së, ka reaguar në lidhje me videon e Mirlind Dakut, futbollist i Shqipërisë, ku shihet teksa nxit tifozët për sharje ndaj maqedonëve.

Lushi ka vlerësuar se FFSh-ja duhet të hetojë incidentin, duke kërkuar që Daku të suspendohet nëse vërtetohet se ka sharë maqedonët e serbët.

"Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta hetojë incidentin me lojtarin Daku dhe nëse dëshmohet se ai ka brohoritur fyerje kundër popujve maqedonas e serb, duke i nxitur tifozët që ta bëjnë të njëjtën gjë, Daku duhet të pezullohet. Lojtarët duhet të jenë shembuj të mirë" - ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme