Lushi: Mbrojtja e Thaçit e ka fituar betejën në Hagë
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka vlerësuar se mbrojtja e ish-presidentit Hashm Thaçi e ka fituar betejën përballë prokurorisë në Hagë.
Ai ka bërë me dije se prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë asnjë pikë të aktakuzës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi është shprehur i bindur në lirimin e Thaçit dhe të tjerëve.
“Gjykimi kundër Hashim Thaçit et al. është fituar informalisht dhe formalisht nga mbrojtja. Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë ASNJË pikë të aktakuzës. Çdo njeri i arsyeshëm e sheh këtë tashmë. Gjykimi formalisht kryhet në dhjetor 2025. Menjëherë pas ditës së fundit të gjykimit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duhet të lirohen dhe presin verdiktin si të pafajshëm dhe Vitin e Ri 2026 në Prishtinë me familjet dhe popullin tonë. Nëse ata mbahen në burg edhe pas gjykimit deri në verdikt kjo do të ishte shkelje mizore dhe e përtejturpshme. President, mirëupafshim, në këtë dhjetor në Prishtinë, me ty dhe shokët!”, ka shkruar Lushi.