Uk Lushi kritikon Ali Ahmetin: Askund në botë hipokrizia s`është më e mprehtë se te shqiptarët
Veprimtari Uk Lushi ka komentuar ankesat e Ali Ahmeti për përzierje të Kosovës në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriu.
Ankesat e Ahmetit ai i ka vlerësuar si të padrejta.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se Ahmeti duhet të iu thotë ndërkombëtareve se anëtaret e një kombi nuk shikojnë kufijtë artificial.
“Askund në botë hipokrizia nuk është më e mprehtë se te shqiptarët. Ali Ahmeti, një shqiptar nga Kërçova, më aktiv se 99.9% e shqiptarëve të Kosovës në politikën e Kosovës tashmë një gjysmë shekulli prej vitit 1981, çohet e thotë: po më pyesin të huajt, pse po përzihet Kosova në politikë në Maqedoni Veriore dhe nuk po di çka t’u them! O Ali, thuaju që jemi një komb dhe anëtarët e një kombi nuk shikojnë kufijtë artificial apo politik si arsye të mos punojnë për kombin kudo. Ashtu Ali si bëje ti kur angazhoheshe dhe luftoje p.sh. me UÇK në Kosovë për kombin dhe nuk mendoje për karrige. Ali, në politikë, dikur duhet të pensionohesh edhe ti”, ka shkruar Lushi.