Lushaku-Sadriu: Kosova është e përjetshme, Qeveria e VV-së e përkohshme
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër qëndrimin e ministrit Liburn Aliu, i cili ka thwnw se Republika e Kosovës është projekt i përkohshëm.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar Kosova është e përjetshme, kurse Qeveria e VV-së është e përkohshme.
Sipas saj, ministrat e VV-së vetëm paratë dhe privilegjet ia marrin shtetit të Kosovës.
“Kosova shtet i përkohshëm?! Kështu po thotë sonte MINistri Liburn Aliu, nga partia që se njeh Kosovën shtet! Nga PARTIA (VV), që nuk ka guxim të intonojë himnin e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të partisë! Këta janë ministrat dhe partia që guxojnë veq paratë edhe privilegjet me ia marr këtij ‘shtetit të përkohshëm’. Kosova është e përjetshme! Qeveria e VV-së e përkohshme!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.