Lushaku-Sadriu: Asnjë fjalë nga Kurti për Ditën e Kushtetutës
Kryetarja e forumit të gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar pushtetin.
Ajo ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për Ditën e Kushtetutës.
POSTIMI:
Kush do ta mendonte, që do të vijë dita që Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës?! Asnjë fjalë urimi Kryeministri Kurti; asnjë fjalë asnjëri nga ministrat. Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë.
Kryeministri Kurti dhe asnjë nga ministrat nuk e ka thënë asnjë fjalë urimi sot, ngase ata janë të vetëdijshëm që e kanë SHKELUR në mënyrë flagrante këtë akt.