“Lumu ata përind”: Edhe pas shpjegimit të Nacionales, disa po e admirojnë motoçiklistin aktor
Gazeta Nacionale të premten raportoi se si një skenë virale në stacionin e autobusëve në Prishtinë është ide e kopjuar dhe incizim i montuar, e jo skenë reale nga përditshmëria. Sidoqoftë, disa komentues ose nuk e kanë kuptuar shpjegimin, ose ai nuk u ka bërë fare përshtypje. Ata po vazhdojnë që ta çmojnë veprimin e motoçiklistit aktrues.
“Lum prindërit dhe familja”: Si u ngazëllyem nga inskenimi i kopjuar në stacionin e autobusëve?” ishte titulli i raportimit të Nacionales. Si për inat, një komentues i ka përsëritur komentet që Nacionale ia citoi në titull një komentuesi të mëparshëm, por ky duket se ka më shumë probleme me gjuhën shqipe.
“Hallall i koftë lumu ata përind që ju ka rit Mashallah Rrespekt!” – ka shkruar një komentues.

“Ti nacionale çka ke dasht me then, te erdhi keq qe ky person veproj shum mir sepse shoferi nuk ndaloj edhe pse plaku i mshonte deres autobosit. E ty te rdhi ran ky gjest” – na kritikoi një lexues më në moshë, edhe pse ne kemi theksuar se pamja është mesazh i mirë.

"O kta tprisht nzemer jon, edhe me bo mir njeri edhe bojn fjal ncnc Respekt per Motorristin" - i doli krah një komentues tjetër, duke u dhënë diagnozë të rëndë zemrave tona në Nacionale.
Shumë portale në Kosovë raportuan për këtë video si të ishte skenë e mirëqenë, pa i vërejtur hollësitë e inskenimit, që, dorën në zemër, ishin goxha të qarta dhe lehtë për t’u vërejtur.