Lumbardhi: Lumiri ka elemente fenomenale për t’u bërë kryeministër
Lumbardh Salihu, ish-fitues i BBVK-së në edicionin e dytë, dje u anëtarësua në LDK, që drejtohet nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Salihu ka qenë i ftuar në Klan Kosova, ku ka folur pikërisht për Abdixhikun.
Sipas Salihut, Abdiixhiku “ka elemente fenomenale me qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës”.
“Me Lumirin lider që ka elemente fenomenale me qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Rinia dhe sporti do të jenë temat kryesore për mua. Dua të jem shembull për të rinjtë. LDK është adresë për të rinjtë. Mundësinë që ma dha LDK-ja dua t’u tregojë të rinjve që Kosovën nuk duhet ta braktisin. Nuk futem diku me u djeg nëse nuk jam i sigurt, besoj në LDK-në, besoj në Abdixhikun, jam në duar të mira”, tha Salihu.