Lumbardhi “ia dhuron” Abdixhikut këmishën me Rugovën, që e veshi në BBVK
Lumbardh Salihu, fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, është anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Prezantimin e tij e ka bërë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, përmes një videoje.
“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh!” – ka shkruar ai.
Në video shihet teksa Abidxhiku e merr një këmishë me fotografinë e Rugovës, të cilën e kishte veshur Lumbardhi gjatë BBVK-së.