“Luli, Luli, jetë o jetë”: Ironia e Shukit, imagjinon se çfarë kanë bërë Lulzim Hetemi e Miletiqi në komunë
Mentor Shuki, një emër i njohur në gazetarinë e Kosovës, e ka komentuar në stilin e tij videon e Nacionales, ku shihet nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, duke konsumuar drogë.
Në videon e tij, Shuki ironizon me qëndrimin gjashtë mujor të Lulzim Hetemit, kryetar i Leposaviqit, në Komunën e Leposaviqit.
“A e pe çka ndodhte në Komunë? Party, party…” – thotë Shuki.
“Unë s’po them që ka marrë, s’ka marrë, a çka ka bërë, por automatikisht është në pikëpyetje patriotizmi i tij.” – shkroi ai.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme: