Lulet e Kurtit për ditëlindje të Kusari-Lilës “janë funerali politik i saj”, i bindur Haziri - NACIONALE

Lulet e Kurtit për ditëlindje të Kusari-Lilës “janë funerali politik i saj”, i bindur Haziri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lulet për ditëlindje dërguar Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë “për funeralin e saj politik” ka thënë Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,

Kjo i përngjan puthjes së fundit, puthjes së vdekjes. Do të thoja që këto lule në sallë janë lule të funeralit politik për Mimozën. Sado që po mundohet me u shitë si shefe e zgjedhur e grupit të VV-së ajo është trup i huaj në atë parti, Është përfaqësuese e një partie që ka hy aty është shkri në pozicion, një funksionare e caktuar, por që në politikë gjithmonë zgjedhet ai që i bën punët e ndyra për dikë”, tha Haziri në Pressing të T7.

Lajme të ngjashme