“Lufta e 'ftohtë' mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës”, Muharremi: Qeveria po frikësohet nga Përparim Rama - NACIONALE

“Lufta e 'ftohtë' mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës”, Muharremi: Qeveria po frikësohet nga Përparim Rama

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar kritikat e shumta të Qeverisë ndaj Komunës së Prishtinës.

Ai ka vlerësuar se kjo tregon se Qeveria po i frikësohet pak kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për një “luftë të ftohtë” në mes të Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës.

“Qeveria me gjasë po frikësohet pak nga Përparim Rama. 3.3 miliardë i menaxhojnë por nuk harrojnë me sulmu Prishtinën sa herë që kanë mundësi. Ministri sugjerojke dje që suficiti këtë vit i Prishtinës mundet me qenë më i lartë sesa vitin e kaluar! Shpresojmë që jo. Këtë vit Komuna e Prishtinës ka pasur dukshëm më shumë projekte, por edhe kanë qenë më dorëshlirë me paranë. Sa druri është mbillur, ndoshta shumë më shumë sesa nevojitet, e disa edhe tashmë janë prishur. Në disa lagje edhe asfallti është shtruar si në dasmë. Në ndonjë vend edhe pas pasur nevojë ndoshta, edhe pse teknikët ekspertë i dijnë më mirë këto punë. Kompanitë gryjshin rrugët dhe shtrojshin asfallt të ri (asfallt mbi asffallt). Aty e kam kuptu që qeveria lokale është nën presion të lartë me harxhu buxhetin, se ndryshe nuk shpjegohet”, ka shkruar Muharremi.

Sipas tij, edhe ministritë kanë shumë projekte të parealizuara.

“Nuk ka të bëjë shumë me Ramën e Zogaj se ata janë ok. Janë kapacitete tona horizontale me menaxhu projekte dhe buxhetin që po na paraqesin shumë problem. E unë i marri kërkojsha GDP 50 miliardë në Kosovë ku buxheti publik do të ishte rreth 10 miliardë. Si me i harxhu ato? Proverba Kineze na ka mësuar 'të kemi kujdes për çfarë lutemi e dëshirojmë'. Ngjashëm edhe ministrat dhe qeveria. Shumica e projekteve dhe shpenzimeve nuk janë kryer. Pse? Nuk është që këta janë njerëz të kqinjë apo injorantë. Kapaciteti i administratës në dy nivelet (qendror dhe lokal) është jo i duhur me planifiku, prokuru, menaxhu dhe zbatuar projektet dhe paranë publike. Vetëm shiqojeni sa herë takohet në vit Këshilli i Ministrave për Reformë të Administratës Publike edhe e kuptoni pse e kemi kështu punën (hint: më pak se dy herë në vit). Andaj, duhet të rishikojmë dhe rimendojmë modelin tonë aktual dhe të shofim reformat që duhet ndërmarrë”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme