Luan Gacaferri merakli i Harrison Ford-it, gënjehet nga një foto me “AI”
Luan Gacaferri, kandidati i Vetëvendosjes për deputet, që ishte ndër të fundit për nga votat, me ç’duket është mashtruar me një foto të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale e “X”-it, përkatësisht “Grok”-ut.
Në atë fotografi shfaqet aktori ikonik i “Star Wars” dhe “Indiana Jones”, Harrison Ford, i shoqëruar nga dy vajza – fotografi kjo e gjeneruar artificialisht.
“Ford Escort”, ka shkruar Gacaferri.
Në fotografi vini re detajet që tregojnë se është e gjeneruar me inteligjencë artificiale.