Lokja tregon liderin e preferuar: Albin Kurti s’më pëlqen tybe, Hashim Thaçit i ka pasë hije - NACIONALE

Lokja tregon liderin e preferuar: Albin Kurti s’më pëlqen tybe, Hashim Thaçit i ka pasë hije

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në emisionin “Kojshia Show”, që drejtohet nga moderatori Sadri Imeri, ka pasur të ftuar në emision një çift të moshuar.

Në mesin e pyetjeve, ishte edhe ajo për politikanin e pëlqyer. E aty kishte ndarje, pasi zonjës i pëlqente Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ndërsa burrit të saj, i pëlqenin të gjithë.

“A ju pëlqen Albin Kurti?” – e pyeti moderatori i emisionit “Kojshia Shoë”.

“Jo valla nuk më pëlqen, jo tybe, mu Hashim Thaçi m’ka pasë pëlqy. Ditke, i ka pasë hije, ka ecke ka ushtarët, çka me bo, ishalla lirohen, ishalla dalin të pafajshëm, çka me bo... Ja kisha dhanë votën, dajma...” – deklaroi zonja e ftuar në emision.

Lajme të ngjashme