Logo për 25-vjetorin e çlirimit, Muharremi: Më e mirë logo e Prishtinës se e Qeverisë
Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se logon për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më të mirë e ka bërë Komuna e Prishtinës se Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, logo e kryeqytetit është më e qartë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vazhduar kritikat ndaj logos zyrtare të qeverisë për këtë festë.
“Sa i përket logove, mundemi me thonë që LDK dhe Komuna e Prishtinës ja kanë kalu LVV dhe Kurtit. Kjo po shifet prej aeroplanit. Logo e Prishtinës ka pastërti, dizajn dhe fundja mundesh me ja lexu përshkrimin. E kjo e Qeverisë pak si lomsh. As dizajnin sja kupton, as nuk mundesh me lexu çka po shkruan.. krejt çka shef është ngjyra kuq e zi. Po që thojnë, arti është subjekt i intetpretimeve:)”, ka shkruar Muharremi në profilin e tij në “Facebook”.