Logjika e Hysit: Feraj e akuzon Macronin dhe presidentin gjerman për “sulm” ndaj Kosovës - NACIONALE

Logjika e Hysit: Feraj e akuzon Macronin dhe presidentin gjerman për “sulm” ndaj Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një analizë të çuditshme.

Në shkrimin e tij, Feraj ka cituar dy deklarata të Emmanuel Macron, president i Francës, dhe Frank-Ëalter Steinmeier, president i Gjermanisë.

Sipas Ferajt, këta dy presidentë kanë folur për rrezikun e Evropës nga autoritarizmi, duke shpërndarë dy fotografi të Macronit me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Feraj ka pretenduar se presidenti gjerman “bashkë me Macronin ende sulmojnë Kosovën demokratike”.

“Bashkë me Macronin ende sulmojnë Kosovën demokratike dhe fascinohen me autokratin Vuçiq.

"Europa mund të vdesë!" - tha Macron.

Apo tha: mund ta vdesim?” – ka shkruaj Feraj.

Lajme të ngjashme