Lodhtë: Intervista e Kurtit në RTK u shikua veç 24 mijë herë në Facebook, para 2 vite përcillej më shumë - NACIONALE

Lodhtë: Intervista e Kurtit në RTK u shikua veç 24 mijë herë në Facebook, para 2 vite përcillej më shumë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë dha një intervistë për RTK-në, në tre vjetorin e qeverisjes së tij.

Përtej deklaratave e qëndrimeve, ajo që ra në sy ishte shikueshmëria e vogël e Kurtit.

Së paku, në krahasim me intervista të tjera. Deri tash, intervista e Kurtit është shikuar 24 mijë herë.

Para një viti, pikërisht në RTK, intervista e tij në dy vjetorin e qeverisjes, është shikuar plotëissht 88 mijë herë. Nuk dihet nëse ndërkohë intervista e mbrëmshme do të arrijë këtë shifër.

Në një vjetorin e qeverisjes së tij, Kurti kishte përzgjedhur KTV-në për t’u intervistuar.

Intervistja e Kurtit në KTV ishte shikuar saktësisht 219 mijë herë.

Lajme të ngjashme