Llugë: Sami Kurteshi tha që s’ankohet, u ankua VV-ja; PZAP i tregon se s’ka të drejt - NACIONALE

Llugë: Sami Kurteshi tha që s’ankohet, u ankua VV-ja; PZAP i tregon se s’ka të drejt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ngadalë po i vjen fundi “serialit politik” LVV-Lista Serbe. Pasi nuk e gjetën kurrëkund si organizatë terroriste, pasi s’rekomanduan me minitri të linjës për moscertifikim. LVV-ja tentoi një “salltë” në KQZ, pa asnjë efekt juridik, kinse për ta larguar Listën Serbe nga Zgjedhjet, pasi se kishin bërë këtë me ligj.

Për ta çuar këtë tragji-komedi në nivele të papara, pas vendimit që Lista Serbe të çertikohet, vet përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, tha që s’ankohet ndaj këtij vendimi. Por, Vetëvendosja, vendosi ta vazhdoj edhe pak serialin… u ankua, pa qenë fare palë.

Në vendimin e fundit të PZAP, ku u hudh si e palejuar ankesa e VV-së, sqarohet se perdorimi i këtij mjeti juridik, nuk mund të delegohet te subjekti nga anëtarët. Por, nëse ka ndonjë pretendim për shkelje, ankesën duhet ta bëjnë vet përfaqësuesit që e pretendojnë shkeljen ndaj tyre, në këtë rast Sami Kurteshi ose Alban Krasniqi.

Pjesë nga arsyetimi i PZAP:

Ndryshe, Kurteshi ditë më parë i pyetur nga gazetari Ermal Panduri nëse e ngriti dorën për ndarjen e 360 mijë eurove, Kurteshi pranoi se kishte votuar.

“Po kam votuar. E kam çu dorën dhe e kam respektuar ligjin.” – tha ai.

Lajme të ngjashme