Lladrovci: Vendi i parë për komunën e Drenasit për transparencë - NACIONALE

Lladrovci: Vendi i parë për komunën e Drenasit për transparencë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz lladrovci, i është gëzuar faktit që kjo komunë është renditur ndër të paret për transparencë.

Ai ka falënderuar Institutin Demokratik të Kosovës, i cili sot ka publikuar Transparometrin për Komunat më Transparente.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lladrovci ka shkruar se transparenca do të vazhdoj të jetë shtylla kryesore e qeverisjes së tij.

“Vendi i parë për komunën e Drenasit për transparencë! Falënderoj Institutin Demokratik të Kosovës për angazhimin rreth çështjes së transparencës komunale, duke konfirmuar punën tonë të shkëlqyer dhe vlerësimin me vendin e parë, bashkë me tri komunat tjera. Transparenca do të vazhdoj të jetë shtylla kryesore e qeverisjes, me llogaridhënie, qeverisje demokratike dhe barazi para ligjit, me çka ne zbatojmë premtimin ndaj besimit të qytetarëve. Falënderoj Zyrën për Informim dhe komunikim me publikun, zyrtarët komunalë dhe qytetarët për bashkëpunim, për përkushtimin e vazhdueshëm për transparencën e qeverisjes tonë komunale. Faleminderit të gjithëve, puna dhe sukseset tona vazhdojnë!”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të ngjashme