Lladrovci për mos-ekzekutimin e pagave: Ligji si llastiku, por mos të tërhiqet shumë se këputet
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar mos-ekzekutimin e pagave në sektorit publik.
Ai ka thënë se ndonëse ligji është si llastiku ashtu siq kishte deklaruar kohë më parë, ai nuk duhet të tërhiqet shumë sepse këputet.
Reagimi i plotë i Lladrovcit:
Mirë që po dalin pagat punëtorëve, sepse, nuk bën ndryshe.
Punëtorët janë në hall se çfarë të bëjnë me këstet e kredive, me kërkesat familjare, të fëmijëve dhe prindërve të tyre.
A ishte dhe a është "Ligji si llastiku" edhe kur deputetët Tuaj merrnin e marrin mijëra euro shtesa, kurse japin "leksione" për mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre të drejta duke përfshirë edhe atë për 100 euro shtesë, deri në miratimin e Ligjit të ri të pagave.
Ligji edhe mund të jetë si "llastiku", por, para tij duhet të jenë të barabartë të gjithë. Përgjegjësitë ligjore duhet kryer. Llastiku nuk është mirë të tërhiqet shumë se këputet.
Kush dëgjon më shumë, përfiton më shumë!