Lladrovci për 40 milionët e ndara të qeverisë për rrymën në Veri: Albin a s’po sheh a s’po do me pa?
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka reaguar për 40 milionët e ndara të qeverisë për rrymën në veri.
Lladrovci ka thënë se me apo pa dashje Kurti ua dha këto pare veriut për rrymë.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Albin, a s’po sheh a s’po do me pa!
Me a pa dashje, Kryeministri ua dha 40 milionë euro veriut për rrymë. Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe sigurisht e pranojnë Republikën e Kosovës, janë të pajisur me letërnjoftime, pasaporta, me targa dhe dokumentet tjera identifikuese të shtetit tonë.
Çka është shumë është shumë, megjithatë detyrimet ndërkombëtare po i zbaton, edhe qershitë e rezervuara për veriun, një për një shkuan.
Po Rakiqi?
Me çfarë buxheti paguhet ministri Juaj që nuk e pranon shtetin e Kosovës. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njoh Republikën e Kosovës. Kujtoja vendimin që ka nënshkruar kur është emëruar ministër. Ndryshe, le të flas nga përtej gardhit, jashtë Qeverisë. Kushtetuta ta lejon me bë ndryshim në Kabinet qeveritar edhe me ju dhanë shembull tjerëve se kushdo ha bukën e buxhetit të Republikës së Kosovës, nuk mund ta përmbys as të pështyj në të.
Albin, a s’po sheh a s’po do me pa! Vepro, kalo nga fjalët në vepra!