Lladrovci në Oslo bashkë me ministrin Peci dhe këshilltarin e Kurtit - NACIONALE

Lladrovci në Oslo bashkë me ministrin Peci dhe këshilltarin e Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar sot në Oslo veprimtarin e çështjes kombëtare, Besim Mehaj.

Bashkëveprimtarin e Fehmi Lladrovcit dhe Adem Demaçit, ai e ka vizituar bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe këshilltarin e Albin Kurtit, Armend Mehaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se në Oslo gjendet për të shikuar kombëtaren e Kosovës në futboll e cila zhvillon sot ndeshjen me Norvegjinë.

“Në vizitë te miku ynë në Oslo, z. Besim Mehaj, bashkëveprimtar i çështjes kombëtare dhe shok i Fehës dhe Adem Demaçit, së bashku me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Norvegji, Shkëlqesinë e Saj, Dr. Nita Luci, me Ministrin Faton Peci dhe ish ministrin, Armend Mehaj. E kaluara jonë dhe e tashmja, na bën të ndjehemi krenar për përkushtimin e qytetarëve tanë për lirinë e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë. Sot e gjithmonë jemi bashkë, për kombëtaren e Kosovës në futboll. Të gjithëve na bashkon kombëtarja dhe vullneti i madh për fitore. Na e dimë kush është Norvegjia, por, futbollistët tanë kanë zemër dhe po bëhen gati për sfida të mëdha dhe sukseset”, ka shkruar Lladrovci.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, prej muajsh është emëruar këshilltar i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti.

Fotografia të cilën e ka postuar kryetari i Drenasit duket pak problematike. Në sfond të saj duket një pikturë e madhe, e cila ndërlidhet me mbiemrin e ministrit të Bujqësisë.

Lajme të ngjashme