Lladrovci: Mosekzekutimi i pagave për grevistët nga Thesari është tejkalim i autorizimeve
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Ministrinë e Financave për mosekzekutimin e pagave për punëtorët grevistë të sektorit publik.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, Lladrovci ka thënë se një veprim i tillë nga Thesari i shtetit është edhe tejkalim i autorizimeve.
“Ministria e Financave duhet ta respektoj ligjin...pagat nuk mund t’i ndalen askujt. Në tërë këtë situatë, edhe të mendohet për paga, këto që i kemi, është tepër. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Thesari e ka rolin dhe përgjegjësinë e ekzekutimit, dhe mos ekzekutimi i pagave nga Thesari përveç që është i papranueshem dhe i dëmshëm, është edhe tejkalim i autorizimeve”, ka thënë Lladrovci.