Lladrovci kritikon Kurtit: Lufta ka mbaruar, e jemi çliruar – zgjidhje çështjen e grevës - NACIONALE

Lladrovci kritikon Kurtit: Lufta ka mbaruar, e jemi çliruar – zgjidhje çështjen e grevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me luftën, duke thënë se këto shfaqin panik tek qytetarët.

Ai i ka thënë Kurtit se lufta ka mbaruar.

“Kryeministër, lufta ka përfunduar me fitoren tonë, jemi çliruar, kemi institucione shtetërore të sigurisë, të drejtësisë, këtë e kanë arritur gratë dhe burrat para jush. Të gjitha i kemi arritur në bashkëpunim me aleatët tanë. Këto i kemi arritur me përkushtim, me sakrificë dhe shumë mund.”, shkroi ai.

Tutje, ai ka thënë se Kurti duhet t’ia gjej zgjidhjen çështjes së grevës.

“Gjetja e zgjidhjes për grevën e mësimdhënësve është prioritet. Nesër nxënësit duhet ta fillojnë mësimin, është java e tretë që presin këtë ditë. Ky prioritet nuk do mjegulluar me retorikë për luftën!”, shkroi tutje ai.

Lajme të ngjashme