Lladrovci: Kica-Xhelili është dëshmi e gruas së fortë në politikë, dëm që s’erdhi në PDK - NACIONALE

Lladrovci: Kica-Xhelili është dëshmi e gruas së fortë në politikë, dëm që s’erdhi në PDK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Llafrovci, ka komentuat largimin nga LV-ja të deputetes, Doarsa Kica Xhelili.

Ai ka deklaruar se Kica-Xhelili është dëshmi për gruan e fortë në politikë, cila ia përplasi derën partisë së shumicës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se adresa më e mirë për deputeten do të ishte PDK-ja dhe LDK-j ku ka shkua deputetja.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Gratë e forta në politikë, nuk janë të rralla, por, për fat të keq, bota mashkullore i mbivoton me zhurmë e mashtrime. Mbivotimin e zërit të gruas nuk e kemi lejuar në Drenas.

Dëshmi për gruan e fortë në politikë është Doarsa Kica Xhelili e cila ia përplasi derën partisë së shumicës. Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera.

Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë.

Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne!

Lajme të ngjashme