Lladrovci kërkon që regjistrimi i popullsisë të shtyhet edhe për dy javë
Ramiz Lladrovci, Kryetari i Komunës së Drenasit, ka kërkuar që procesi i regjistrimit të popullsisë, që organizohet nga ASK-ja, të shtyhet për të paktën edhe dy javë.
Gjatë një mbledhjeje ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, Lladrovci është ankuar për mospërgatitjen e ASK-së.
“Më vjen keq që sërish më duhet të përsëris fjalën time të 2 nëntorit kur edhe atëherë kemi shpreh ankesat për papërgatitjet e ASK për këtë proces. Na kemi informacionet që gjithë anëtarët e Komisionit komunal për Regjistrim kanë marrë njoftim që regjistrimi është shty deri të hënën, sa është e vërtetë na e thuani ju këtu. Konkursi për regjistrues ende vazhdon”, ka thënë ai, transmeton Koha.
Lladrovci ka hedhur dyshime se ky proces nuk do të mund të kryhet si duhet.
“Unë nuk e di a kem të drejtë por unë kisha thënë që me shty edhe 2 javë procesin e regjistrimit se e kemi vështirë me kry mirë edhe ju qysh po kërkoni edhe ne qysh po duam”, ka thënë Lladrovci.