Lladrovci i përgjigjet Krasniqit: Hetim urgjent? Qesharake – këtë e kam kërkuar para disa viteve.
Një audioregjistrimit i Ramiz Lladrovcit duke u marrë vesh për disa prona në komunë të Drenasit, bënë që Kryetari i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi, të kërkojë hetim urgjent mbi pretendimet.
Lladrovci përmes një reagimi e quajti “qesharake” deklarimin e Krasniqit.
Postimi i plotë:
101 të mira "Për Drenasin Kampion"
Kemi punuar shumë dhe fitorja është e pandalshme "Për Drenasin Kampion", bashkë me qytetarët krenarë të zemrës së Kosovës.
Memlit i doli rend të flas për një shantazh të uzurpatorëve, me kërkesë në fund të fushatës: "Urgjent të hetohet kjo situatë", qesharake. Këtë e kam kërkuar para disa viteve.
Jakupi nga Skenderaji, përkrah bedelit, i nënshtruar flet lidhje pa lidhje se ashtu i kanë thënë, nuk meriton koment.
Bedelat (prodhim i vitit 2021 dhe 2025), janë në alarm, asgjë nuk i shpëton nga humbja, shpifja nuk fiton përball të vërtetës.
Drenasi është zemra e Kosovës me 101 të mira, për qytetarët kampionë, vazhdojmë edhe katër!