Liz Truss emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar - NACIONALE

Liz Truss emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasuese e Boris Johnson është emëruar Liz Truss, duke u bërë kështu kryeministrja e 56-të e Mbretërisë së Bashkuar.

Johnson dhe pasardhësi i tij, do të shkojnë në Balmoral në vend të Buckingham Palace, për emërimin e kryeministrit të ri.

Gara shtatë-javore e lidershipit i jep fund tre viteve të trazuara të Johnson në detyrë dhe ka parë që kandidatët të sulmojnë rregullisht politikat e njëri-tjetrit.

Kujtojmë se, Johnson u detyrua të largohej në korrik nga një revoltë ministrore për një varg skandalesh, pak më shumë se dy vjet e gjysmë pasi udhëhoqi konservatorët drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e 2019-ës.

Në ditën e tij të fundit në detyrë, Johnson do të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe pritet të mbajë një fjalim lamtumire pas largimit nga detyra ditën e martë.

Downing Street parashikon gjithashtu dorëheqje të mëtejshme nga qeveria, nga ministrat që duan të jenë pjesë e administratës së Liz Truss.

Lajme të ngjashme