Lista serbe për reciprocitetin: Populli serb në Kosovë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin - NACIONALE

Lista serbe për reciprocitetin: Populli serb në Kosovë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe ka reaguar rreth vendimit të Qeverisë, për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS dhe dokumenteve.

Në njoftimin e tyre, thuhet se synimi i Prishtinës dhe Xhelal Sveçlës, për t’i bindur serbët që vullnetarisht të heqin dorë nga dokumentet dhe targat serbe, është i destinuar të dështojë.

Sipas tyre populli serb në Kosovë, nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin, edhe nësë ai ka bërë filma artistik, por presidentit Vuçiq, që i besojnë pa rezerva.

“Synimi i Prishtinës dhe Xhelal Sveçlës për të bindur serbët që vullnetarisht të heqin dorë nga dokumentet dhe targat serbe është i destinuar të dështojë, sepse populli serb në Kosovë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin, edhe nëse ai ka bërë filma artistikë, por ekskluzivisht presidentin Aleksandar Vuçiq, të cilit i besojmë pa rezerva. Gënjeshta brutale se presidenti Vuçiq po i vizaton shënjestrën në ballë dikujt, siç pohon Xhelal Sveçla, është një përpjekje për të mbuluar dështimin e Prishtinës për të zbatuar planin dhe për të hequr tarfat serbe. Mosbesimi ndaj qeverisë në Prishtinë dhe mosbindja e serbëve në veri janë të dukshme dhe asnjë kërcënim, gënjeshtër nga Xhelal Sveçla nuk do ta ndryshojë këtë”, thuhet në njoftimin e Listes Serbe.

Lajme të ngjashme