Lista Serbe paralajmëron bllokimin e rrugëve në veri - NACIONALE

Lista Serbe paralajmëron bllokimin e rrugëve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës, nëse ndërmerret ndonjë aksion për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiq në një konferencë për media në Beograd.

Rakiq tha se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është thënë se nëse “Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo dikush tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë dhe prona tona janë pikërisht targat që janë arsyeja e takimit, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore, për të rezistuar dhe do të jetë rezistenca e popullit”. /REL

Lajme të ngjashme