Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër - NACIONALE

Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me nismën e Listës Serbe, në Mitrovicë të Veriut nisi të hënën një peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër.

Gurëthemelet e tyre u vendosën më 1 korrik, me praninë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik – dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.

Kurti tha se qëllim i këtij projekti është lidhja e Mitrovicës së Veriut, me popullsi shumicë serbe, me Mitrovicën e Jugut, ku shumica e popullsisë është shqiptare.

Lajme të ngjashme