Lista Serbe i reagon Kurtit që tha se Radoiçiqi dëshiron ta destabilizojë veriun - NACIONALE

Lista Serbe i reagon Kurtit që tha se Radoiçiqi dëshiron ta destabilizojë veriun

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, tha se Radojiçiq i cili është në listë të zezë të Thesartit amerikan, dëshiron ta destabilizojë veriun dhe ka mbështetje politike të Beogradit.

E për këtë ka reagur Lista Serbe duke thënë se Kurti dëshiron t’i sulmojë serbët, ndërsa nënkryetari Radjiçiq dëshiron t’i mbrojë.

“Me lëvizjet e tij të njëanshme, Albin Kurti kërkon të fitojë pikë të lira politike duke ngacmuar popullin duarthatë serb dhe në këtë mënyrë është i vetmi që kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë rajon, i vetëdijshëm se nuk është në gjendje të përmirësojë jetën e shqiptarëve, as të përmbush asnjë premtim të vetëm që ka bërë në fushatë. Ndryshe nga Albin Kurti që me çdo kusht dëshiron kaos dhe të sulmojë serbët, nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, së bashku me Listën Serbe është këtu për të mrbojtur popullin serb nga Prishtina, sepse na duhet paqe në këto kohë krize”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se qëllimet e kryeministrit Kurti janë të liga.

“Duhet theksuar se shembujt e qëllimeve të liga të Kurtit janë të panumërta. Një seri incidentesh dhe shembujsh të dhunës institucionale që përmbyten me keqpërdorim të autoritetit, aplikim të tepruar, joproporcional të forcës brutale ndaj qytetarëve duarthatë serbë, të cilët janë pjesëtarë të njësive speciale të Kosovës si në veri, ashtu edhe në jug që kalojnë javë të tëra janë dëshmia më e mirë se Kurti dëshiron të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga habitatet e tyre shekullore. Sigurisht, në rrugën drejt realizimit të planit të tij, Kurti e kupton se kundërshtari është nënkryetari Radoiçiq dhe Lista Serbe që i mbledh të gjithë serbët nën një flamur. Prandaj nuk është për t’u habitur që më të mirët prej nesh dëbohen me akuza të rreme që serbëve t’u presin kokat, kurse Kurti pushtoi veriun pa asnjë shqetësim”, thuhet në komunikatë.

Lista Serbe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos rrijnë të heshtur dhe të parandalojnë Kurtin.

Lajme të ngjashme