Lista Guxo nesër zgjedh kryetarin e degës në Pejë, kandidate edhe Donika Gërvalla
Dega e Listës Guxo në Pejë nesër do të zgjedhë kryetarin, derisa kandidate është edhe Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Përmes një shkrimi në llogarinë në Facebook, dega e këtij subjekti në Pejë ka thënë se zgjedhja e kryetarit të ri do të fillojë nga ora 17:00.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se njera nga kandidatët do të jetë dhe Donikë Gërvalla, zv kryeministre dhe ministre MPJD-së”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Te nderuar qytetarë të Pejës,
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Guxo, ju njoftojmë se nesër, më 13. 8. 2022, në orën 17:00 në restorantin “Çardak”, do të zgjidhet kryetari i degës nga radhët e kësaj liste. Kemi kënaqësin t’ju njoftojmë se njera nga kandidatët do të jetë dhe Donikë Gërvalla, zv kryeministre dhe ministre MPJD s.!
Na priftë e mbara!