Lirohet nga burgu në Serbi ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Qenaj - NACIONALE

Lirohet nga burgu në Serbi ish-pjesëtari i UÇK-së, Avni Qenaj

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Xhevdet Smakiqi ka konfirmuar se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, është liruar nga autoritetet serbe dhe tashmë është kthyer në territorin e Republikës së Kosovës.

Qenaj ka kaluar përmes pikës kufitare në Bërnjak, ku është pritur nga familjarët e tij për t'u nisur drejt shtëpisë.

Avokati Smakiqi ka bërë të ditur se, pavarësisht "presionit psikologjik" të ushtruar gjatë qëndrimit në burgun e Beogradit, gjendja shëndetësore e z. Qenaj është e mirë.

Në reagimin e tij publik, avokati ka ngritur shqetësime lidhur me mungesën e mbështetjes institucionale gjatë këtij procesi. Ai theksoi se barra financiare dhe juridike e gjithë procesit gjyqësor është mbajtur ekskluzivisht nga familja Qenaj.

Njoftimi:

Porsa ka arritur ne token e Republikes se Kosoves ish pjestari i UÇK-se Avni Qenaj i arrestuar ne menyren me arbitarare nga autoritet e Serbise.

Veterani i Ushtrise Çlrimtare te Kosoves Avni Qenaj ka arritur ne kufirin ne Bernjake dhe tash është takuar me familjen e tij dhe po vjen ne shtepinë e tij.

Avniu eshtë mirë me shendet edhe pse i eshte nenshtruar presionit psikolgjikë gjate qendrimit te tij ne burgun famkeq te Beogradit.

Vlenë te theksohet se barren e krejt procesit gjyqesor ndaj tij kujdesit deri ne lirimin e tij e ka bartur me forcat e veta financiare Familja Qenaj pa asnjë mbështetje nga Qeveria aktuale qe mjafohet me postime ne facebook.

Urojmë qe ne te ardhmen nje Qeveri pro UÇK-se e serioze ta detyrojë Serbinë te zbatoje marrveshjen e Brukselit te vitit 2015 per levizjen e lirë te gjithë shtetasve te RKS pa përjashtuar edhe veteranet e UÇK-se pa diskriminim.

Lajme të ngjashme