Lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare drejtoresha e Inspeksionit në Gjilan - NACIONALE

Lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare drejtoresha e Inspeksionit në Gjilan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare, drejtoresha e Inspeksionit në Komunën e Gjilanit, Entela Hyseni.

Kështu kanë bërë të ditur nga Komuna e Gjilanit, duke thënë se ajo doli më e fortë nga një proces i padrejtë.

Drejtoresha e Inspeksionit, Entela Hyseni, është liruar nga aktakuza për keqpërdorim të detyrës – një konfirmim i qartë i integritetit të saj.

Si profesioniste e re, e ndershme dhe e guximshme, ajo doli më e fortë nga një proces i padrejtë.

Çdo tentativë për ta njollosur atë dhe qeverisjen e pastër që përfaqësojmë është e destinuar të dështojë.

Drejtësia dhe e vërteta janë në anën tonë.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme