Lirohet nga akuza noteri Visoka i akuzuar për korrupsion - NACIONALE

Lirohet nga akuza noteri Visoka i akuzuar për korrupsion

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimi lirues ndaj noterit Sinan Visoka për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Ndërsa për Lirim Mustafen i cili në bashkëkryerje me noterin Visoka akuzohet për veprën penale të mashtrimit, kjo gjykatë ka refuzuar akuzën.

Noteri Visoka po akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare me përpilimin e aktvendimit për shqyrtim të trashëgimisë duke mos përfshirë trashëgimtarët ligjorë, ndërsa Lirim Mustafa në bashkëkryerje me Visokën akuzohet për veprën penale të mashtrimit.

Visoka u lirua nga akuza me arsyetimin se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, ndërsa refuzimin e akuzës për veprën penale të mashtrimit në bashkëkryerje gjykata e mori me arsyetimin se e njëjta ka arritur parashkrimin absolut.

Lajme të ngjashme