Lirohet kameramani i “Paparacit” që u arrestua nga garda e rojeve të Vjosa Osmanit - NACIONALE

Lirohet kameramani i “Paparacit” që u arrestua nga garda e rojeve të Vjosa Osmanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kameramani i “Paparacit”, Jetmir Muji, që u arrestua nga garda rojtare e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është liruar me urdhër të prokurorit, ka njoftuar Asoaciacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj”, njoftoi AGK-ja.

Lajme të ngjashme