Lirohen Rron Gjinovci e Dibran Hoxha – Policia jep detaje për rastin - NACIONALE

Lirohen Rron Gjinovci e Dibran Hoxha – Policia jep detaje për rastin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rron Gjinovci e Dibran Hoxha, dy aktivistët e ORCA-s që u arrestuan sot, janë liruar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se dy personat, janë arrestuar për shkak të pengimit të personit në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Rreth orës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Flora Ahmeti.

Për këtë temë, ORCA do të mbajë edhe një konferencë për media.

Lajme të ngjashme