Lirohen Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka konfirmuar se ai dhe aktivistët e tjerë të kësaj partie janë liruar pasi u arrestuan të mërkurën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se janë vendosur padrejtësisht në mbajtje.
“Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t'i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi.” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, aktivistët e PSD-së u arrestuar gjatë një aksioni kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.