Lirim Mehmtaj e sulmon ashpër Albulena Haxhiun: E padijshme, mashtruese e përmasave mbarëkombëtare - NACIONALE

Lirim Mehmtaj e sulmon ashpër Albulena Haxhiun: E padijshme, mashtruese e përmasave mbarëkombëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka kritikuar ashpërsisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai e ka quajtur Haxhiun një ministre “e padijshme deri në dhimbje”.

Duke folur për një propozim të saj si ministre e Drejtësisë, Mehmetaj e ka quajtur Haxhiun “mashtruese e përmasava mbarëkombëtare”.

“Nga shumë zhvillime, deklarata, mashtrime, montimet e budallaqe që i ka prodhuar Qeveria e Kosovës si e tërë dhe ministrat veç e veç, monumental mbetet propozimi i imbeciles me përmasa tmerruese, Albulena Haxhiut.

Haxhiu, një e padijshme deri në dhimbje, pati propozuar – besoni ose jo – që njerëzit të shkojnë në burg automatikisht nëse dikush thërret në polici dhe i denoncon.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme