“Liria ka Emër” paralajmëron aktivitet para EULEX-it
Organizata “Liria ka Emër” ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet para objektit ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.
Gjatë aktivitetit do të shpaloset një mesazh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe një fjalim. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 30 minuta dhe do të jetë i hapur për mediat.
Organizata nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e mesazhit që do të shpaloset.