“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator - NACIONALE

“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka prezantuar aktivitetet që do të zhvillohen në Kosovë dhe Hagë në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e aktgjykimit në çështjen ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, bëri të ditur se më 15 shtator në Hagë do të organizohet një tubim paqësor së bashku me mërgatën shqiptare, i cili do të nisë në orën 22:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 10:00 të 16 shtatorit.

Aktiviteti është emërtuar “Nata e Pritjes”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të diasporës, duke theksuar se tubimi do të zhvillohet në përputhje me ligjet dhe rregullat e autoriteteve holandeze.

Ndërkaq, Eliza Hoxha prezantoi aktivitetet që po zhvillohen në Kosovë, përfshirë vendosjen e orëve të numërimit mbrapsht në Prishtinë, Skenderaj, Vushtrri, Viti dhe Prizren.

Platforma u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera t’i bashkohen nismës, përfshirë përmes dekorimit të hapësirave publike me flamuj dhe simbole të UÇK-së.

“Liria ka Emër” ka kërkuar gjithashtu që java e parë e procesit mësimor t’i kushtohet historisë së luftës çlirimtare dhe UÇK-së përmes aktiviteteve edukative në shkollat e Kosovës.

Në kuadër të aktiviteteve, platforma ka paralajmëruar edhe “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë, ndërsa më 15 dhe 16 shtator do të zhvillohet “Nata e Pritjes” në Hagë.

Lajme të ngjashme