Limaj: Thaçit duhet t’i vazhdohet mandati i presidentit pas kthimit nga Haga
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Hashim Thaçit duhet t’i vazhdohet mandati presidencial pas kthimit nga Haga.
Sipas Limajt, mandati i Thaçit u ndërpre në vitin 2020, kur ai iu përgjigj ftesës së Gjykatës Speciale.
Limaj e konsideron vazhdimin e mandatit si të natyrshëm, duke theksuar se Thaçi është presidenti i Kosovës.