Limaj s’ka dyshime: Asociciacioni do të ketë kompetenca ekzekutive, djalli është te Neni 7 - NACIONALE

Limaj s’ka dyshime: Asociciacioni do të ketë kompetenca ekzekutive, djalli është te Neni 7

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Neni 7 i Marrëveshjes Bazë “është shumë më shumë” se Marrëveshja e 2015 për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, është shprehur i bindur Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili shprehet i bindur se aty fshehet “autonomia politike territoriale” e serbëve të Kosovës. Këto komente ai i bëri në teve1 ku foli gjerësisht rreth marrëveshjes.

“Mos harroni, edhe njëherë po ju them, marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit është shumë më shumë se marrëveshja e 2015 Isa Mustafa me Mogherinin. Dhe siç kam thënë po them përsëri, ky djalë na ka ngarkuar, dhe do të keni një Asociacion me kompetenca full ekzekutive. Dhe do të jetë një autonomi politike territorale. Jemi këtu. Mos harroni, djalli është te pika 7. Kamuflimi është te pika 7”, tha Limaj.

Lajme të ngjashme